Arteta: Kualifikim historik për Arsenal, e rëndësishme të jesh mes 4 ekipeve më të mira

Arteta: Kualifikim historik për Arsenal, e rëndësishme të jesh mes 4 ekipeve më të mira

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ishte në humor të mirë pasi udhëhoqi ekipin e tij duke kaluar Sporting Lisbon për të arritur në gjysmëfinalet e Champions League. Në sfidën e dytë luajtur në Londër, “topçinjtë” barazuan 0-0. Por, fitorja 1-0 në Lisbonë një javë më parë kualifikoi Arsenal, një fitore që është motivim para sfidës për titull ndaj Manchester City. “Është një moment i madh për Arsenal”, tha Mikel Arteta. “Është hera e parë në historinë tonë, 140 vjet, që jemi në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dy herë radhazi. Të jesh pjesë e këtyre katër ekipeve është shumë e veçantë. Duhet ta meritosh. Shumë punë. Mirënjohje e madhe për lojtarët”, tha Arteta. Më tej, ai komentoi: “E dinim se do të ishte një ndeshje...