Arsenal ul me këmbë në tokë Aston Villa-n. Man. United për turp, nuk fiton dot as ndaj vendit të fundit (video)

Arsenal ul me këmbë në tokë Aston Villa-n. Man. United për turp, nuk fiton dot as ndaj vendit të fundit (video)

Pas 11 fitoreve rresht në të gjitha kompeticionet, Aston Villa është ndalur në “Emirates”, aty ku Arsenal fitoi 4-1. Pjesa e parë ishte disi e vakët për të dy ekipet dhe u mbyll në barazim të bardhë, 0-0. Arsenal e nis shumë mirë pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të shpejtë në 4 minuta. Në minutën e 48-të, i rikthyeri nga dëmtimi, Gabriel, shënon me kokë, pas krosimit nga goditja e këndit nga Buayo Saka. Në minutën e 52-të, Martin Zubimendi dyfishon shifrat, pas asistit të marrë nga Martin Odegaard. Në minutën e 69-të ishte Leandro Trossard që shënoi golin e tretë me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. U desh edhe ndërhyrja e VAR për të konfirmuar që goli...