Arsenal “fluturon” në finalen e Carabao Cup, “thyen” sërish Chelsea-n, Arteta: Është magjike, jemi në Wembley (VIDEO)
Arsenal po përjeton sezonin më të mirë në vitet e fundit, me ekipin e Arteta-s që është në garë me kokë të plotë për çdo trofe. Me të drejtë tifozët e Arsenal ëndërrojnë për një vit të suksesshëm teksa të besuarit e tyre hodhën një tjetër hap të rëndësishëm, siguruan një biletë për në finalen e Carabao Cup. Suksesi 3-2 ndaj Chelsea-t në transfertë në sfidën e parë i jepte Arsenal një bonus të madh për ndeshjen e kthimit. Të shtyrë dhe nga rezultati i derbit të parë, Chelsea ishte më superior, krijuan 14 raste, por goditën vetëm 2 herë kuadratin. “Topçinjtë” nuk qëndruan pasiv, por shfrytëzuan në maksimum detajet e këtij takimi. Me Chelsea-n të hedhur përpara në kërkim të golit, Arsenal i kapi...
Burimi:
gijotina.com