Argjentina përkeqëson rekordin e vet, zero goditje në portë në 90 minutat e finales së Botërorit
Spanja dhe Argjentina shkuan në kohët shtesë pas 90 minutash dominim total të kombëtares spanjolle. Statistikat flasin qartë: 15 goditje totale (10 në kuadrat) për Spanjën, kundrejt 0 për Argjentinën, si dhe 9 goditje nga këndi për Spanjën ndaj vetëm 1 për “Albiceleste”. Në historinë e finaleve të Kupës së Botës ekzistonte vetëm një rast kur një skuadër e kishte mbyllur një finale me zero goditje në portë. Rekordi negativ i përkiste pikërisht Argjentinës, por tashmë është përkeqësuar nga vetë ajo. Në finalen e Kupës së Botës “Itali ’90”, të luajtur në Romë më 8 korrik 1990 ndaj Gjermanisë Perëndimore, Argjentina humbi 1-0 pas golit me penallti të Andreas Brehme në minutën e 85-të. 📊 Statistikat e asaj finaleje:⚽ Goditje totale: 🇩🇪 Gjermania Perëndimore 23...
Burimi:
telesport.al