Ardian Ismajli sërish titullar me fanellën e Torinos, flet përpara ndeshjes: Sot kemi një tjetër shans për të fituar

Ardian Ismajli sërish titullar me fanellën e Torinos, flet përpara ndeshjes: Sot kemi një tjetër shans për të fituar

Ardian Ismajli do të luajë sërish nga minuta e parë për Torinon. Mbrojtësi shqiptar është përzgjedhur titullar në përballjen e sotme kundër Udinezes, e vlefshme për javën e 19 të Serisë A. Lojtari i Kombëtares kuqezi foli për mikrofonin e “DAZN”-it përpara fillimit të ndeshjes, ku u shpreh kundër Udinezes kanë një tjetër mundësi për të marrë 3 pikët, njësoj siç ndodhi pak ditë më parë ndaj Veronës. “Luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Veronës dhe i merituam 3 pikët. Sot është një tjetër shans për të fituar, por në Serinë A nuk është kurrë e lehtë dhe të gjithë mund të marrin pikë. Jemi gati dhe shpresojmë të bëjmë po aq mirë sa bëmë në Verona”, është shprehur Ardian Ismajli./Sport Ekspres/