Arbeloa: Përforcime? Nëse na duhet diçka, kemi një akademi të shkëlqyer

Arbeloa: Përforcime? Nëse na duhet diçka, kemi një akademi të shkëlqyer

23 Janar 2026 13:51 Alfred Lleshi Álvaro Arbeloa përballet me ndeshjen e tij të katërt si trajner i Real Madridit, me Rodrygo në listë dhe objektivin e fitores në transfertë ndaj Villarrealit (e shtunë, 21:00). Në konferencë, ai e cilësoi sfidën në “La Cerámica” si “një nga transfertat më të vështira në La Liga”, duke theksuar se “duhet niveli ynë më i lartë për të marrë tri pikët”. Arbeloa u shpreh i kënaqur me “predispozicionin e të gjithë lojtarëve për të vënë ekipin mbi individin”, duke vlerësuar Camavinga dhe Valverde për paraqitjen ndaj Monaco. Për kritikat tha se është “shumë i qetë dhe i fokusuar për të nxjerrë më të mirën nga lojtarët”. Për rinovimin e Vinícius: “I takon atij dhe klubit; dëshira ime është...