Arbeloa: Jemi Real Madridi dhe nuk ndihemi inferiorë ndaj askujt

Arbeloa: Jemi Real Madridi dhe nuk ndihemi inferiorë ndaj askujt

10 Mars 2026 14:58 Alfred Lleshi Álvaro Arbeloa foli për aktualitetin e klubit para ndeshjes së parë të 1/8-ave të Champions League kundër Manchester City. Duke komentuar sfidën në “Santiago Bernabéu”, ai tha: “Do të jetë një ndeshje e vështirë, por e bukur dhe shumë e pritur nga tifozët. Do të dalim në fushë për të fituar dhe shumë të motivuar. Champions-i është i rëndësishëm për të gjithë ne”. Për gjendjen e Kylian Mbappé u shpreh: “Është shumë më mirë, duhet parë dita-ditës si evoluon. Ka qenë një javë shumë pozitive dhe është rikthyer me ndjesi shumë të mira”. Sa iu përket favoritëve theksoi: “Nëse kam thënë se jemi gjithmonë favoritë, kështu mendoj. Jemi Real Madridi dhe nuk ndihemi inferiorë ndaj askujt. City është një rival...