Araujo rrëfen momentin më të vështirë: Gruaja ime lexoi një mesazh dhe shpërtheu në lot…
Ronald Araujo është rikthyer. Mbrojtësi i Barcelonës, pasi kaloi një periudhë të errët për shkak të problemeve me shëndetin mendor, ka gjetur sërish vendin e tij në fushë dhe në jetë. Pas një pauze, që e ndihmoi falë profesionistëve, miqve dhe sidomos familjes, uruguajani tregoi për “Mundo Deportivo” një episod tronditës: “Po pija diçka me gruan. Pashë si i ndryshoi fytyra teksa shikonte telefonin dhe sytë iu mbushën me lot. E pyeta çfarë ndodhi. ‘Nuk e kuptoj ligësinë e njerëzve; iu urojnë vdekjen vajzave tona’, më tha”. Mesazhet e urrejtjes ndikuan rëndë tek ai: “Kur arrin në atë pikë, kupton sa e çmendur është shoqëria në rrjetet sociale. Ndoshta nuk të godet drejtpërdrejt, por familja vuan”. Ankthi njëvjeçar e gjysmë u kthye në depresion: “Vuaja shumë...
Burimi:
telesport.al