Burimi:
telesport.al

Foto © telesport.al
Araujo, gati për t’u rikthyer. Barcelona e grumbullon për Superkupën
5 Janar 2026 13:47 Alfred Lleshi Ronald Araujo është gati të rikthehet. Pas më shumë se një muaji e gjysmë larg fushave për arsye që lidhen me shëndetin mendor, mbrojtësi uruguajan është përfshirë sërish në listën e të grumbulluarve të Barcelonës për Superkupën e Spanjës, që zhvillohet këtë javë në Arabinë Saudite. Klubi katalanas ka konfirmuar se qendërmbrojtësi i lindur më 1999 do të udhëtojë me skuadrën drejt Lindjes së Mesme. Një rikthim i rëndësishëm për Hansi Flick, i cili për këtë kompeticion nuk do të ketë vetëm Gavi dhe Christensen, të dy të dëmtuar. Araujo nuk ka luajtur që nga 25 nëntori, në humbjen 3-0 ndaj Chelsea në Champions League, ndeshje ku u ndëshkua edhe me karton të kuq. Kritikat e forta pas asaj...








