Aprilia dominon në Brazil, Bezzecchi triumfon dhe merr kreun e renditjes botërore në MotoGP
22 Mars 2026 19:44 Telesport Piloti italian Marco Bezzecchi fitoi të dielën garën e Cmimit të Madh të Brazilit në MotoGP, duke marrë edhe kreun e renditjes botërore. Ky është triumfi i dytë radhazi për Bezzecchi, që i ka fituar të dyja garat e zhvilluara deri më tani këtë sezon. Një garë e dominuar nga Bezzecchi dhe shoku i tij i skuadrës Jorge Martin (i dyti), cka konfirmon momentin e mirë që po kalon motori Aprilia. Italiani e nisi garën nga vendi i parë dhe e ruajti kryesimin deri në fund, duke bërë një garë shumë të mirë. Në podium u ngjit edhe piloti tjetër italian Fabio di Giannantonio me VR46-Ducati (vendi i tretë), që arriti të lërë pas kampionin e botës në fuqi, spanjollin...
Burimi:
telesport.al