Apolonia si test, Egnatia mes Kupës dhe kampionatit

Apolonia si test, Egnatia mes Kupës dhe kampionatit

Egnatia do të përballet këtë javë me Apoloninë në Kupën e Shqipërisë, në një ndeshje që shihet më shumë si formalitet sesa si një duel i vërtetë konkurrues. Diferencat mes dy ekipeve janë të dukshme, ndërsa fakti që takimi zhvillohet në Rrogozhinë i jep një avantazh të qartë vendasve, duke u krijuar mundësinë për të menaxhuar ritmin dhe energjitë e skuadrës. Trajneri Edlir Tetova ka vendosur, ose më saktë shpreson, që ndeshja të mbyllet sa më herët, idealisht që në pjesën e parë. Kjo ka qenë edhe linja e ndjekur në seancat stërvitore dhe analizat me ekipin. Strategjia është e qartë, të sigurohet kualifikimi duke ruajtur forcat dhe duke shmangur lodhjen e panevojshme. Në këtë kuadër, përballja me Apoloninë nuk synon të shndërrohet në një...