Antonio Conte, gati për rikthim në drejtimin e kombëtares pas 10 vitesh. Paga, “nyja” që duhet zgjidhur

Antonio Conte, gati për rikthim në drejtimin e kombëtares pas 10 vitesh. Paga, “nyja” që duhet zgjidhur

20 Maj 2026 7:11 Alfred Lleshi Kur njoftoi largimin nga kombëtarja italiane në korrik 2016, pas eliminimit me penallti ndaj Gjermanisë kampione bote, në çerekfinalet e Europianit, Antonio Conte nuk i mbajti dot lotët. Ai kishte vendosur të provonte aventurën te Chelsea, por zemra i kishte mbetur tek ai grup axurr që dha gjithçka në fushë. Italia e asaj kohe nuk konsiderohej një skuadër e madhe, përveç mbrojtjes solide, por forca teknike dhe morale e Contes e shndërroi në një nga pretendentet për triumfin final. Conte ka fituar pesë tituj kampionë në Itali me tri skuadra të ndryshme, tri Superkupa, si edhe një Premier League dhe “FA Cup” në Angli. Megjithatë, për shumëkënd, arritja më e madhe mbetet puna e tij me Italinë. Pas 10...