Antonelli triumfon edhe në Suzuka e merr kreun e renditjes, Piastri dhe Leclerc në podium
Fitorja e dytë radhazi në po kaq gara që i nis nga “pole position“ për pilotin italian të Mercedes, Kimi Antonelli, që sot triumfoi në garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1, zhvilluar në Suzuka. Edhe pse e nisi keq garën, duke zbritur deri në vendin e gjashtë, hyrja e makinës së sigurisë ndryshoi “kartat në tavolinë“ dhe fatin e garës. Një sukses që ngjit pilotin 19-vjecar në krye të renditjes botërore. Në vendin e dytë u rendit australiani Oscar Piastri me McLaren, që bëri një garë të mirë, madje duke shpresuar edhe te fitorja në gjysmën e parë të saj. Podiumi kompletohet me Charles Leclerc me Ferrari, që u rendit i treti pas një dueli të fortë me George Russell (i...
Burimi:
telesport.al