Antonelli siguron “pole position” edhe në Suzuka, McLaren rikthehet protagonist, zhgënjen Verstappen

Antonelli siguron “pole position” edhe në Suzuka, McLaren rikthehet protagonist, zhgënjen Verstappen

28 Mars 2026 8:12 Telesport Piloti 19-vjecar italian Kimi Antonelli siguroi të shtunën “pole position” në pistën e Suzuka, i vlefshëm për garën e Cmimit të Madh të Japonisë në Formula 1. Piloti i Mercedes ishte më i shpejti në pistë, duke dhënë kohën 1’28”778, duke surprizuar me paraqitjen e tij. Kjo është gara e dytë radhazi që Antolelli arrin të sigurojë “pole”, duke treguar një formë të mirë. Antonelli arriti të lërë pas shokun e tij të skuadrës, britanikun George Russell (i dyti), ndërkohë që protagoniste rikthehet McLaren, në vendin e tretë me Oscar Piastri. Në vendin e katërt u klasifikua Charles Leclerc me Ferrari, që dukej se nuk kishte shpejtësinë e dy garave të para. Më pas u klasifikuan Lando Norris me McLaren...