Antonelli: Nuk e prisja të isha i pari pas 3 garash, por tani vjen pjesa më e vështirë
30 Mars 2026 12:42 Telesport Kimi Antonelli është lideri i ri i botërorit të Formula 1 dhe kjo nuk është rastësi, por rezultat i një përgatitjeje të kujdesshme për t’u njohur me mënyrën e re të drejtimit të makinës. Italiani pranon se hyrja e makinës së sigurisë e ndihmoi që ai të fitojë në Japoni fundjavën e kaluar. “Isha shumë i zemëruar për startin, por pas kësaj vazhdova të shkoja fort dhe kisha një ritëm të mirë. Padyshim, isha me fat me makinën e sigurisë. Jam më i lumtur me ndjesinë që pata në makinë; ndjeva se kisha kontroll gjatë gjithë fundjavës. Gjithashtu u ndjeva shumë mirë në garë“, tha Antonelli. Më tej, italiani tha: “Parasezoni ishte shumë intensiv, kalova më shumë ditë në simulator...
Burimi:
telesport.al