Antonelli: Në Montekarlo kisha një makinë të shkëlqyer, askush nuk mund të më ndalte
“Ishte një nga ditët që u ndjeva më mirë ndonjëherë duke u ulur në një makinë garash.” Kështu deklaroi piloti i ri italian Kimi Antonelli, që të dielën fitoi garën e tij të pestë radhazi në Formula 1, atë zhvilluar në Montekarlo. Italiani ishte një dominues i pamohueshëm dhe i pakontestueshëm në pistë. Piloti i Mercedes ishte protagonist i një fundjave të denjë për një fenomen në një kategori tjetër dhe asgjë nuk e ndaloi, as një flamur i kuq dhe dy nisje të garës. “Nuk ishte e lehtë sepse deri në flamurin e kuq isha në një ritëm të mirë,” tha Antonelli, që më tej shtoi: “Po shtyja, por jo shumë, vetëm për të ruajtur përqendrimin. Isha shumë rehat në makinën time”. “Përballimi i...
Burimi:
telesport.al