Anglia e gjitha në fushë, Premier me katër duele

Anglia e gjitha në fushë, Premier me katër duele

Kampionati anglez vijon të luajë si zakonisht që në ditën e parë të vitit. Ky 1 janar 2026 sheh në fushë 8 skuadra të Premier League ndërsa në nivelet poshtë; Championship, Ligue 1, Ligue 2 dhe kampionatet e rajonëve veri & jug, plotësojnë jetën e gjallë sportive të startit të vitit kalendarik. Në Premier League, do të zhvillohen katër takime të javës së 19-të. Dy takime nisin në orën 18:30 ndërsa dy të tjerat në 21:00. Njëri nga derbet e Londërs, Kristal Palasë- Fulhem (18:30) pritet të jetë mjaft luftarak e spektakolar. Po në këtë orë edhe dueli Liverpul- Lids. Ndërkohë në mbrëmje (21:00) takimet; Brentford- Totenhem dhe Sanderland- Mançester Siti. Te Sanderland roli i kapitenit Granit Xhaka i ka kaluar kufinjtë, shqiptari tani konsiderohet...