Ancelotti nuk i ndahet Realit edhe në Champions, kapet duke kënduar himnin e “Décima”
21 Janar 2026 10:11 Alfred Lleshi Carlo Ancelotti, trajneri aktual i Brazilit, u kthye në “Santiago Bernabéu” për ta ndjekur nga tribuna ndeshjen e Champions League mes Real Madridit dhe Monaco. Momenti më i veçantë ishte kur u kap nga kamerat e “Movistar” duke kënduar himnin e “Décima” si tifoz para fillimit të ndeshjes, teksa xhirohej nga bashkëshortja e tij. Vizita e tij daton disa ditë më parë, kur ndoqi ndeshjen ndaj Levantes me delegacionin e CBF, ku ishte dëshmitar i reagimit të tifozëve pas eleminimit nga “Copa del Rey”. Para sfidës me Monaco, emri i Ancelottit u përmend edhe në “Valdebebas”. Álvaro Arbeloa, që punoi me të në periudhën 2013-2015, u shpreh me humor: “I vendos një mungesë. Nuk erdhi të më shikojë ose përshëndesë....
Burimi:
telesport.al