Ancelotti dhe Brazili “shtrëngojnë” duart para Botërorit dhe zgjasin më shumë “martesën” mes tyre
14 Maj 2026 19:28 Telesport Carlo Ancelotti jo vetëm që nuk do të largohet nga Brazili pas Kupës së Botës 2026, sido që të shkojë ecuria e “Selecaos” në këtë kompeticion, por italiani ka rinovuar zyrtarisht deri në vitin 2030. “Arrita në Brazil një vit më parë. Që nga minuta e parë, e kuptova se çfarë do të thotë futbolli për këtë vend. Për një vit, kemi punuar për ta rikthyer Brazilin në majë të botës. Por unë dhe CBF duam më shumë. Më shumë fitore, më shumë kohë, më shumë punë. Jemi shumë të lumtur të njoftojmë se do të vazhdojmë së bashku për katër vite të tjera. Do të shkojmë së bashku deri në Kupën e Botës 2030. Dua të falënderoj CBF-në për...
Burimi:
telesport.al