ANALIZA / Sekreti i Spanjës kampione bote; kombëtare që luan me automatizmat e një skuadre klubi

ANALIZA / Sekreti i Spanjës kampione bote; kombëtare që luan me automatizmat e një skuadre klubi

Sekretet e Spanjës, kampione e merituar e botës, mund të jenë të shumta. Gjithsesi, ndoshta gjithçka përmblidhet në një të vetëm: Luis de la Fuente ka arritur të ndërtojë një kombëtare që funksionon si skuadër klubi. Çdo lojtar e di saktësisht çfarë duhet të bëjë në çdo moment të ndeshjes. Gabimet janë reduktuar në minimum, edhe ato individuale që shpesh vendosin fatin e rezultateve. Nuk është aspak e lehtë të krijosh automatizma të tillë kur futbollistët i ke në dispozicion vetëm për pak ditë gjatë grumbullimeve. Megjithatë, De la Fuente ia doli dhe triumfi në Kupën e Botës e konfirmon se ai është shumë më tepër se një përzgjedhës i zakonshëm. Në fakt, ai është një Mjeshtër i futbollit, me “M” të madhe. Menaxhim i...