Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Amorim: Pres disa rikuperime, nuk do të trokas në derën e klubit për lojtarë të rinj në janar
Ruben Amorim ka këmbëngulur se nuk do të bëjë kërkesa për lojtarë të rinj në merkaton e janarit, pasi trajneri i Manchester United zbuloi se tashmë janë zhvilluar biseda me klubin rreth mundësive që mund të ofrohen në treg. “Djajtë e kuq” synojnë ardhjen e Antoine Semenyo këtë janar, por duket e vështirë, pasi anësori duket se është i vendosur të kalojë te “qytetarët”. Ndaj, Amorim ka mbetur i rezervuar për çdo transferim këtë dimër. “Ne bëjmë biseda gjatë gjithë kohës, nuk është sepse jemi në janar. Në merkato duhet të kuptojmë se çfarë mund të bëjmë. Jo vetëm se çfarë mund të sjellim, por edhe nga ajo që do të ndodhë me skuadrën tonë,” tha Amorim për “Sky Sports”. “Po mendoj vetëm për rikuperimin...