Alvarez, Panichelli, Osimhen dhe tre emra të tjerë… Kush do të jetë numri 9-shi i ri i Barcelonës?

Alvarez, Panichelli, Osimhen dhe tre emra të tjerë… Kush do të jetë numri 9-shi i ri i Barcelonës?

25 Mars 2026 19:03 Telesport Pavarësisht se dëshira e madhe e të gjithëve te Barcelona është transferimi i Julian Alvarez për të forcuar sulmin në verën e ardhshme, katalanasit po shqyrtojnë edhe emra të tjerë. “Mundo Deportivo” ka zbuluar një listë me 6 emra, që po ndjekin drejtuesit katalanas dhe njëri prej tyre do të jetë sulmuesi i ri. Emri i parë në listë sigurisht që është Julian Alvarez, vetëm se transferimi i argjentinasit duket një mision tepër i vështirë. Një tjetër argjentinas është edhe Joaquín Panichelli, 23-vjeçari i cili po shkëlqen me Strasbourg, ku ka shënuar 20 gola në 39 ndeshje. Lista përfshin gjithashtu Victor Osimhen, nigeriani po shkëlqen te Galatasaray. Por edhe transferimi i tij duket i vështirë, pasi turqit do të hiqnin...