Alonso përgatitet për rikthimin në stol, zbulohen katër objektivat

Alonso përgatitet për rikthimin në stol, zbulohen katër objektivat

Xabi Alonso pritet të rikthehet shpejt në pankinë pas largimit nga Real Madrid. Sipas mediave britanike, trajneri spanjoll është një nga kandidatët për të marrë drejtimin e Liverpoolit. Eksperienca e tij te Real Madridi zgjati vetëm gjysmë sezoni dhe u mbyll për shkak të rezultateve jo bindëse dhe problemeve të brendshme. Përkohësisht, pankina e madrilenëve i është besuar Alvaro Arbeloas. Te Liverpooli, pozicioni i Arne Slot është vënë në diskutim për shkak të paqëndrueshmërisë së rezultateve. Alonso kërkon autonomi të plotë në merkato dhe investime të rëndësishme për rindërtimin e skuadrës. Emra si Van de Ven, Wharton, Barcola dhe Olise përmenden si objektiva të mundshëm. Vendimi pritet të merret në javët në vijim.