Allegri: Për titullin duhen mes 86–88 pikësh. Maignan? Klubi po punon mbi të ardhmen
7 Janar 2026 12:16 Alfred Lleshi Massimiliano Allegri, trajner i Milanit, foli në konferencën për shtyp para ndeshjes me Genoa për javën e 19-të të Serie A. Ai tha: “E kaluara shërben për ta përmirësuar të ardhmen. Jam i lumtur të mbaj flakën olimpike, do të jetë një përvojë e mrekullueshme. Të enjten luajmë me Genoa, që ka shënuar në 10 ndeshjet e fundit. Ata kanë lojtarë teknikisht të fortë; përpara kanë Colombo, një djalë fantastik. Duhet t’i trajtojmë me respekt”. Për Modric: “Nuk është surprizë teknike, por pasioni, dashuria dhe përulësia e tij janë të veçanta. Kur gabon, kërkon falje menjëherë. Ky është shembull i shkëlqyer për të rinjtë”. Rreth Maignan: “Klubi po punon për të ardhmen; kemi lojtarë të shkëlqyer dhe synimi mbetet...
Burimi:
telesport.al