Allegri me disa dyshime para sfidës ndaj Bologna, një mungesë e sigurtë dhe një tjetër në dilemë

Allegri me disa dyshime para sfidës ndaj Bologna, një mungesë e sigurtë dhe një tjetër në dilemë

2 Shkurt 2026 8:48 Telesport Java e 23-të e serie A do të mbyllet me ndeshjen Bolonja-Milano, që do të luhet ditën e martë. Një përballje delikate për kuqezinjtë, pasi trajneri Massimiliano Allegri do të jetë pa Alexis Saelemaekers. Në dyshim mbetet edhe Christian Pulisic, për të cilin trajneri do të vendosë në momentin e fundit. Seanca e fundit stërvitore që Milan do të kryejë sot do të vendosë për amerikanin. Megjithatë, lajmi i mirë është se Rafael Leao pritet të jetë rregullisht në fushë, pavarësisht se ka probleme me pubalgjinë. Madje portugezi ka kohë që luan me këtë shqetësim.