Allegri kërkon një mbrojtës, Igli Tare nis kontaktet në Premier League
Massimiliano Allegri kërkon përforcime në qendrën e mbrojtjes në këtë merkato dimërore. Igli Tare ka nisur menjëherë nga puna për t’i plotësuar dëshirën trajnerit italian. Drejtori sportiv i Milanit ka vendosur kontaktet e para me Tottenham-in. Tare ka piketuar Dragusin-in, i cili e njeh mirë edhe kampionatin italian. 52-vjeçari shqiptar synon arritjen e një marrëveshjeje huazimi, me të drejtë blerjeje në verë. Ndërkohë klubi anglez kërkon blerjen e kartonit të Dragusin-it. Një tjetër pistë për Igli Taren është edhe Gila i Lazio-s./Sport Ekspres/
Burimi:
sportekspres.com