Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Allegri dëshiron Gattin, Tare gati të sakrifikojë Samuele Ricci

Ardhja e Fullkrug mbyll çështjen e sulmit te Milan, me “bomberin” gjerman që ka marrë përsipër një bast të madh, të mbaj mbi shpatulla fanellën me numrin 9-të, e shndërruar në mallkim në vitet e fundit. Tani Igli Tare dhe pjesa tjetër e stafit kuqezi është e përqendruar totalisht te gjetja e një mbrojtësi, ku në krye të listës ndodhet Federico Gatti. Qendërmbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” shihet si lojtari ideal për skemat e Allegrit, për më tepër që Gatti është një lojtari i cili mund t’i mbulojë të tre linjat e mbrojtjes. Sigurisht që Juventus nuk ka ndërmend të heq dorë kaq lehtë nga Gatti, për më tepër që do përforconin një rival direkt, për këtë arsye Juve kërkon të përfshijë në negociata mesfushorin...