Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Algjeria në çerekfinale të Kupës së Kombeve të Afrikës, fitore e mundimshme ndaj Kongos
Algjeria është kualifikuar për në çerekfinale të Kupës së Kombeve në Afrikë. Ekipi i drejtuar nga Petkovic mundi 1-0 Republikën Demokratike të Kongos, në takimin e luajtur në Rabat. Koha e rregullt përfundoi pa gola, me rastet që ishin të shumta, por algjerianët nuk kishin “shënjestrën” e duhur për të gjetur rrugën e rrjetës. Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 119-të nga Boulbina. Algjeria synon që të fitojë kompeticionin.