“Alarm” kuqezi, Sylvinho humbet sulmuesit, Polonia nxjerr biletat në shitje
Ndaj Polonisë, më 26 mars, është një ndeshje teke, një ndeshje që duhet fituar për të mbajtur të ndezur ëndrrën Botëror. Përballë një fakti të tillë, përveç se duhet të ndërtojë një skuadër kompakte në mbrojtje, ashtu siç ka qenë gjatë gjithë fushës kualifikuese, këtë herë Shqipëria është e detyruar edhe të shënojë. Sylvinho duhet të përzgjedh me kujdes lojtarët ofensivë, por lajmet që vijnë këtë periudhë nuk janë shumë pozitive sa i përket këtij reparti. Armando Broja mungon prej më shumë se një muaji ndërsa rikthimi i tij në fushë nuk është shumë i qartë, me mediat në Angli që shkruajnë se sulmuesit të Burnley i duhen ende disa kohë për t’u rikthyer. Lajme jo pozitive vijnë edhe nga Rusi pasi Mirlind Daku mbetet...
Burimi:
gijotina.com