“Alarm i kuq” në Madrid, vijojnë problemet për Mbappe, ja alternativat e rikuperimit

“Alarm i kuq” në Madrid, vijojnë problemet për Mbappe, ja alternativat e rikuperimit

Alarm në “Santiago Bernabéu”. Kylian Mbappé vazhdon të luftojë me problemet në gjurin e majtë, një ndrydhje që e shoqëron që nga 7 dhjetori, pas ndeshjes ndaj Celta Vigo. Edhe pse në muajt e parë të sezonit shfaqi formë të shkëlqyer, freskia fizike është zbehur ndjeshëm dhe shqetësimi nuk është zhdukur kurrë plotësisht. Përpara sfidës me Benfica, sulmuesi francez pësoi një tjetër përkeqësim në stërvitje dhe vendosi të ndalet. Ai nuk ishte i pranishëm në “Bernabéu”, duke zgjedhur pushimin dhe konsultat me specialistë për të përcaktuar saktësisht burimin e dhimbjes. E përditshmja madrilene “AS” thekson se në bashkëpunim me stafin mjekësor të Real Madrid, të drejtuar nga Nico Mihic, po shqyrtohen alternativa trajtimi, ndërsa lojtari preferon rrugën konservative dhe jo ndërhyrjen kirurgjikale, edhe për shkak...