Al Nassr humbet sërish, goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Hilal vijon kryesimin

Al Nassr humbet sërish, goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Hilal vijon kryesimin

Vijon forma jo e mirë e Al Nassr të Cristiano Ronaldos, që të enjten në mbrëmje pësoi humbjen e dytë radhazi ndaj Al-Qadisah, pavarësisht golit nga penalltia të Cristiano Ronaldos. Vendasit e nisin ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijojnë rastet e para me Coman, por me kalimin e minutave Al-Qadsiah rritet dhe gjen avantazhin në fillim të pjesës së dytë. Një gabim i portierit Al-Aqidi i lejon Quiñones të shënojë në portë të boshatisur. Pas dëmtimit të Casteels, Al-Qadsiah godet sërish: Nández realizon golin e dytë pas një topi të kthyer në zonë, duke çuar rezultatin në 2-0. Al-Nassr reagjon në fund, falë një penalltie të fituar për prekje me dorë dhe të shndërruar me qetësi nga Ronaldo në minutën e 81-të. Presioni final...