Aksident i portierit të Bylis, përfundon sezoni për Gurau

Aksident i portierit të Bylis, përfundon sezoni për Gurau

Kristian Gurau, portieri i Bylis ka mbyllur sezonin. Gurau ka pësuar një aksident, duke dëmtuar dorën me xham. “Portieri Ion Kristian Gurau pasditen e sotme pësoi një aksident, duke u dëmtuar në dorë me xham, duke i prekur edhe një nga damarët e dorës. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe klubi është angazhuar për ekzaminimet e mëtejshme më të specializuara. Portieri Gurau do të qëndrojë 4–5 muaj në periudhë riaftësimi dhe ka mbyllur sezonin. FK BYLIS i gjendet pranë në këto momente dhe i uron shërim të shpejtë”- shkruan klubi. Kujtojmë që portieri u afrua në merkaton e janarit.