Aksident i pazakontë me pasoja/ Klubi i Superiores humb lojtarin që afroi për të zëvendësuar “rebelin”

Aksident i pazakontë me pasoja/ Klubi i Superiores humb lojtarin që afroi për të zëvendësuar “rebelin”

Klubi i Bylisit ka bërë të ditur se ka humbur për këtë sezon shërbimet e një prej lojtarëve të afruar në merkaton e janarit, portierin Ion Kristian Gurau. Sipas ballshiotëve, futbollisti i afruar për të marrë vendin e Zheremi Vashu, i cili u largua nga ekipi pas protestës publike ku braktisi fushën e lojës, ka pësuar një aksident dhe ka dëmtuar damarët e dorës. duke mbyllur para kohe sezonin. NJOFTIMI i BYLISIT Portieri ynë Ion Kristian Gurau pasditen e sotme pësoi një aksident, duke u dëmtuar në dorë me xham, duke i prekur edhe një nga damarët e dorës. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë dhe klubi është angazhuar për ekzaminimet e mëtejshme më të specializuara. Portieri Gurau do të qëndrojë 4–5 muaj në...