Akord mes palëve, gati firma për Fermin Lopez

Akord mes palëve, gati firma për Fermin Lopez

Fermin Lopez dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2031. Mesfushori spanjoll ishte pranë largimit gjatë verës së kaluar për arsye financiare. Lojtari refuzoi largimin dhe vendosi të qëndrojë në skuadër. Gjatë këtij sezoni, ai ka pasur një rendiment të lartë me 10 gola dhe 10 asistime në të gjitha kompeticionet. Paraqitjet e tij bindën drejtuesit e Barcelonës të propozojnë një kontratë të re afatgjatë. Marrëveshja e re zgjat dy vite më shumë se kontrata aktuale. Aktualisht ekziston vetëm një dakordësi verbale. Firmosja zyrtare mund të ndodhë në ditët në vijim.