“Ajo që kanë bërë lojtarët e Kombëtares nuk është e lehtë”! Silvinjo ngre entuziazmin: Gati për objektivin, të shkojmë në Poloni me forcën maksimale

“Ajo që kanë bërë lojtarët e Kombëtares nuk është e lehtë”! Silvinjo ngre entuziazmin: Gati për objektivin, të shkojmë në Poloni me forcën maksimale

Në kanalin FSHF TV u transmetua sot drejtpërdrejt emisioni i 14-të i “Në Shtëpinë e Futbollit”. Nën moderimin e Lenida Halilaj, të ftuar në studio ishin gazetari Kristi Sejatllari dhe specialisti i futbollit, Ardi Behari. Gjatë këtij episodi u diskutua gjerësisht mbi paraqitjet e fundit të lojtarëve kuqezi, ecurinë e kampionatit “Abissnet Superiore”, me fokus të veçantë ndeshjet e javës së 20-të, ku gara për kreun e renditjes dhe mbijetesën është bërë gjithnjë e më konkurruese. Gjithashtu, pjesë e diskutimit ishin edhe investimet e vazhdueshme të Federatës së Futbollit në infrastrukturën sportive dhe zhvillimin e futbollit në vend. Në këtë puntatë u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me trajnerin e Kombëtares shqiptare, Silvinjo. Trajneri kuqezi është rikthyer prej më shumë se një jave në ambientet...