Agjenti i Pio Esposito premton: Ai dhe Inter do të jenë bashkë për 10 vitet e ardhshme

Agjenti i Pio Esposito premton: Ai dhe Inter do të jenë bashkë për 10 vitet e ardhshme

21 Prill 2026 9:03 Telesport Agjenti Mario Giuffredi foli për të ardhmen e sulmuesit të Inter, Pio Esposito, në kuadër të eventit “Inside The Sport”: “Ai është i lumtur në Inter. Besoj se djali dhe klubi duan të qëndrojnë bashkë për 10 vitet e ardhshme”. “Përveç, nëse është dëshira e Inter për ta larguar, pasi nuk është dëshira ime apo e djalit. Për mua, tregu i transferimeve për Pio Esposito nuk ka filluar kurrë dhe nuk do të fillojë kurrë. Ai është i lumtur të qëndrojë në Inter dhe të ndjekë karrierën e tij atje“, tha agjenti i lojtarit. Më tej, ai foli oferta të refuzuara këtë verë: “Këto janë fjalë, është filozofia e atyre që kanë guxim. Pio Esposito, i cili luajti në Serie...