Agjenti i Lautaros: E duan klubet më të mëdha, por për të ekziston vetëm Interi
20 Maj 2026 7:16 Alfred Lleshi Alejandro Camano, agjenti i Lautaro Martínez dhe Mario Gila, foli për “Napoli Network”: “Gila te Napoli? Nuk mund të flas për merkaton për një arsye të thjeshtë, sepse nuk ka asgjë konkrete. Ai është i lumtur te Lazio, ku ka ende edhe një vit kontratë. Është i fokusuar tek angazhimet e fundit të sezonit. Jam shumë i kënaqur me rritjen e tij. Sarri? Marrëdhënia e tij me trajnerin është e jashtëzakonshme. Dua të shtoj se pjekuria futbollistike e Gila lidhet shumë edhe me punën e trajnerit”. Më pas, Camano u ndal te kapiteni i Interit: “Lautaro është jashtëzakonisht i lumtur pas këtij sezoni, dhe nuk mund të ishte ndryshe. Ai është një nga sulmuesit më të fortë në botë...
Burimi:
telesport.al