ABISSNET SUPERIORE: Teuta i jep fund thatësirës dhe rigjen fitoren, moment prekës në “Niko Dovana” pas supergolit të kapitenit

ABISSNET SUPERIORE: Teuta i jep fund thatësirës dhe rigjen fitoren, moment prekës në “Niko Dovana” pas supergolit të kapitenit

14 Shkurt 2026 18:22 Telesport Janë luajtur sot dy ndeshjet e para të javës së 24-të në Abissnet Superiore. Në ndeshjen hapëse, Vora barazoi 1-1 ndaj Egnatia. Për rrogozhinasit shënoi Fernando Medeiros nga penalltia në minutën e 18-të, për vendasit barazoi Igli Kaslla në minutën e 87-të. Pas këtij barazimi, Egnatia mban vendin e dytë me 42 pikë, ndërsa Vora në vendin e shtatë me 26 pikë. SHIKOGOLAT Në “Niko Dovana, Teuta fitoi 2-1 ndaj Bylis, duke rigjetur fitoren pas 5 javësh. Ballshiotët e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 3-të me Aurel Markun, i cili devijoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e dënimit. Reagimi i durrësakve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat në minutën e 5-të me...