“Abissnet Superiore” në statistika/ Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë, Egnatia & AF Elbasani skuadrat që kanë pësuar më pak gola

“Abissnet Superiore” në statistika/ Dinamo City ekipi me sulmin më të mirë, Egnatia & AF Elbasani skuadrat që kanë pësuar më pak gola

Java e 18-të e “Abissnet Superiore” ishte e fundit për vitin 2025, ndërsa kampionati do të rikthehet të mërkurën, më 14 janar, me ndeshjet e javës së 19-të. Kampionatin e kryeson Egnatia me 37 pikë, por skuadra me sulmin më të mirë deri në këtë fazë është Dinamo City, e cila ka realizuar 27 gola, tre më shumë se Vllaznia dhe katër më shumë se Egnatia. Dejvi Bregu është golshënuesi më i mirë i Dinamo City, me shtatë gola të realizuar deri tani, duke qenë një nga pikat kyçe të repartit ofensiv të bluve. Sa i përket mbrojtjes, Egnatia dhe AF Elbasani janë dy skuadrat që kanë pësuar më pak gola në 18 javët e para të kampionatit, vetëm 11 secila. Pas tyre renditet Dinamo...