Abissnet Superiore/ Derbi i kryeqytetit ndez javën e 24-t, Vllaznia – AF Elbasani përballje direkte për vendin e parë

Abissnet Superiore/ Derbi i kryeqytetit ndez javën e 24-t, Vllaznia – AF Elbasani përballje direkte për vendin e parë

Java e 24-t e “Abissnet Superiore” do të luhet në fundjavë, më 14 dhe 15 shkurt, duke premtuar sfida spektakolare dhe emocione të shumta për tifozët e futbollit shqiptar. Kjo javë nis të shtunën me dy takimet e para. Ndeshja e parë është Vora kundër Egnatias, që do të zhvillohet në stadiumin e Vorës në orën 13:30, një duel ku të dyja ekipet synojnë maksimumin. Ndërkohë në Durrës, në stadiumin “Niko Dovana”, Teuta përballet me Bylisin me objektivin e qartë për t’u rikthyer te fitorja dhe për të përmirësuar pozitat në renditje. Tre ndeshjet e tjera luhen të dielën. Në orën 16:30 janë planifikuar dy takime. Në “Elbasan Arena”, Dinamo City përballet me Flamurtarin. Po në të njëjtën orë, në stadiumin “Air Albania”, vëmendja kryesore...