Burimi:
gijotina.com
Foto © gijotina.com
7 gola në 5 ndeshje, Muçi pranë rekordit unik me Trabzonspor
7 gola dhe 1 asist në 5 ndeshjet e fundit janë shifra që tregojnë qartë se Ernest Muçi është lojtari i momentit në Turqi, askush nuk ka bërë më mirë se sa sulmuesi kuqezi. Për të gjetur një tjetër lojtar me një rendiment të tillë në radhët e Trabzonspor duhet të kthehemi 11 vite pas në kohë. Lojtari i fundit që kishte perfomancë të tillë ishte braziliani Paulo Henrique. Nëse Muçi arrin të shënojë edhe në ndeshjen e radhës atëherë do të vendoste një rekord unik në radhët e Trabzonspor, pasi asnjë lojtarë tjetër më parë nuk e ka bërë diçka të tillë. Paraqitjet dhe rendimenti i Muçit shtyn drejtuesit e klubit nga Stambolli të futen në negociata për të blerë kartonin e sulmuesit shqiptar....