6 vite mungesë, Bayern rikthehet në 1/2 e Kupës, Kane-Diaz nderojnë Kompany: Jemi në formë (VIDEO)

6 vite mungesë, Bayern rikthehet në 1/2 e Kupës, Kane-Diaz nderojnë Kompany: Jemi në formë (VIDEO)

Prej 6 vitesh, Bayern Munich mungonte në gjysmëfinalet e Kupës, në letër duket shumë për një ekip si Bayern, por gjigandët gjerman i japin fund kësaj “letargjie” duke iu bashkuar Freiburg, Bayer Leverkusen dhe Shtugart në këtë fazë. Ekipi i Kompany vijon sezonin perfekt, të paktën deri në këtë pikë, pasi janë në garë dhe favorit në çdo turne. Bayern hasi jo pak vështirësi përballë Leipzig, por në fund dyshja e famshme Kane-Diaz bënë edhe një herë diferencën. “Demat” e Leipzig e nisën ndeshjen me gol, por VAR i prishi festën duke anuluar gjithçka për pozicion jashtë loje. Historia e këtij takimi ndryshoi totalisht në fraksionin e dytë, ku në minutën e 64-ët, Harry Kane u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë...