5 “të paprekshëm”, Arbeloa sjell epokë të re te Real Madrid, rikthen besimin te “Galaktikos”

5 “të paprekshëm”, Arbeloa sjell epokë të re te Real Madrid, rikthen besimin te “Galaktikos”

Álvaro Arbeloa ka sjellë një epokë të re te Real Madridi, duke ndryshuar menjëherë balancat në dhomën e zhveshjes. Trajneri i ri ka identifikuar shpejt problemet që shoqëruan periudhën e Xabi Alonsos dhe ka ndërtuar ekipin rreth pesë figurave kyçe: Vinicius, Bellingham, Valverde, Courtois dhe Mbappé — lojtarët e paprekshëm të Realit. Këta pesë kanë qenë titullarë të padiskutueshëm, duke luajtur çdo minutë të mundshme nën drejtimin e Arbeloas, me përjashtim të ndeshjes ndaj Albacete-s për Kupën e Mbretit dhe dëmtimit të hershëm të Bellingham-it ndaj Rayo Vallecano-s. Mesazhi i trajnerit është i qartë: lojtarët më të mirë duhet të jenë gjithmonë në fushë. Arbeloa ka rikthyer besimin dhe lirinë për Vinicius-in, duke e vendosur atë në qendër të lojës sulmuese. Braziliani është përgjigjur me...