5 gola të shënuar në Turqi, Shqipëria U-21 nuk zhgënjen ndaj Uzbekistanit

5 gola të shënuar në Turqi, Shqipëria U-21 nuk zhgënjen ndaj Uzbekistanit

Kombëtarja shqiptare U-21 fitoi ndeshjen miqësore ndaj Uzbekistanit me rezultatin 3-2, në një takim ku kuqezinjtë dominuan lojën dhe krijuan disa raste të rrezikshme gjatë gjithë takimit. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi zhvilloi një paraqitje shumë të mirë, duke treguar organizim dhe efikasitet në fazën sulmuese. Golat e fitores i shënuan Ermir Rashica dhe Etnik Brruti (X2). Trajneri Alban Bushi e nisi takimin me këtë formacion titullar: Giulio Veliaj (GK), Diar Vokrri, Arlind Kurti, Gabriel Ramaj, Elton Fikaj, Fabjan Përndreca, Aidon Shehu, Feta Fetai, Benjamin Dibrani, Etnik Brruti dhe Ermir Rashica. Shqipëria kaloi në avantazh në minutën e 17 me Ermir Rashicën, i cili finalizoi një aksion të mirë të kuqezinjve. Uzbekistani reagoi shpejt dhe barazoi rezultatin në minutën e 22 me Fayzullaev. Megjithatë,...