5 fitore në 6 ndeshje, Carrick “ringjall” Man.United: Jemi entuziastë, po ndërtojmë diçka të bukur (VIDEO)

5 fitore në 6 ndeshje, Carrick “ringjall” Man.United: Jemi entuziastë, po ndërtojmë diçka të bukur (VIDEO)

Man.United “fluturon” me Michael Carrick. Në 6 ndeshje me të në stol, “djajtë e kuq” kanë marrë 5 fitore dhe 1 barazim, shifra fantastike që përforcojnë pozitat e tyre në zonën Champions. United kaloi me sukses edhe testin e radhës, transfertën përballë Everton duke dalë me 3 pikë pas fitores 0-1. “Djajtë e kuq” ishin dominues, krijuan më shumë shanse për shënim, por pa gjetur prekjen fituese. Në fraksionin e dytë, Carrick hodhi në fushë edhe Sesko-n, me “bomberin” slloven që rezultoi edhe një herë përcaktues, edhe pse në asnjë ndeshje nuk është aktivizuar titullar. Në minutën e 71-të, United kapi “mat” Everton me një kundërsulm të shpejtë, i finalizuar nga Sesko, një gol që në fund rezultoi një trepikësh pasi rezultati mbeti i pandryshuar....