45′ e para: “Paqe” në “Bernabeu”. Kapiteni mban ende në lojë Juventusin. Monaco surprizon PSG-në (video)

45′ e para: “Paqe” në “Bernabeu”. Kapiteni mban ende në lojë Juventusin. Monaco surprizon PSG-në (video)

Janë mbyllur pjesët e para në tri takimet e fundit për play-offin në Champions League. Në “Santiago Bernabeu”, pjesa e parë mes Real Madridit dhe Benfica është mbyllur në barazim 1-1. Në minutën e 14-të, pas një aksioni të shpejtë të portugezëve, ishte Rafa Silva që dërgoi topin në rrjetë. Fillimisht Raul Asencio për pak shënoi gol, por Courtois bëri një super pritje, më pas erdhi goditja e Silva që përfundoi në rrjetë. Reagimi i madrilenëve ishte i menjëhershëm, duke barazuar shifrat në minutën e 16-të me Aurelien Tchouameni. francezi shënoi me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas asistit të Federico Valverde. Kujtojmë që ndeshja e parë në Lisbonë ka përfunduar 0-1 për Real Madridin. Në “Parc des Princes”, pjesa e...