45′ e para: Gola dhe spektakël nga Bayern dhe Atletico Madrid. “Heshtje” në St. James Park (video)
Kanë përfunduar 45 minutat e para në tri takimet e mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për fazën e 1/16-ve, ndeshjet e para. Në “Metropolitano”, Atletico Madrid po fiton 4-1 ndaj Tottenham. Serinë e golave e hapi Marcos Llorente në minutën e 6-të, pas asistit të Julian Alvarez dhe gafës fatale të portierit të londinezëve, Kinsky. Në minutën e 13-të, Antoine Griezmann dyfishon shifrat, pas asistit të Llorente-s dhe përgjumjes së mbrojtjes së Tottenham.Në minutën e 16-të, Julian Alvarez trefishon shifrat sërish pas gafës së portierit Kinsky. Portieri çek Antonin Kinsky luan vetëm 17 minuta ndaj Atletico Madridit dhe më pas zëvendësohet me Vicario-n. Kinsky bëri dy gafa fatale që u shfrytëzuan saktë nga Atletico. Në momentin e zëvendësimit, Kinsky u shoqërua me duartrokitje nga...
Burimi:
telesport.al