45′ e para: Fermin Lopez nuk mjafton, Lewandowski shënon në portën e gabuar. “Heshtje” për Bayern, Chelsea dhe Juventus (video)
Kanë përfunduar pjesët e para në ndeshjet e sotme për në Champions League, raundi i shtatë, që është edhe i parafundit për këtë fazë. Pjesa e parë mes Slavia Prague dhe Barcelonës është mbyllur 2-2. Vendasit gjetën avantazhin në minutën e 10-të me Vasil Kusej, i cili shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Barazimi i katalanasve erdhi në minutën e 35-të, Fermin Lopez gjeti rrjetën pas asistit të Frenkie de Jong. Në minutën e 42-të, ishte sërish Fermin Lopez që gjeti golin me një goditje qëndrore nga distanca, duke kaluar Barcelonën në avantazh 1-2. Në minutën e 44-të, Robert Lewandowski ngatërron shenjëstër dhe shënon me kokë në portën e tij, pas një topi të arhdur nga goditja e këndit. Në Bergamo,...
Burimi:
telesport.al