40-vjeç dhe vrapon me të njëjtin pasion si të ishte 18-vjeç, Luka Modriç, njeriu i historisë së Milanit
Luka Modric është një rast për t’u marrë në studim botëror. Futbollisti kroat po kalon një formë të jashtëzakonshme dhe një jetë të dytë te Milani, përjetësinë. Ai është kthyer në lojtarin kryesor te kuqezinjtë dhe po kalon një moment fantastik, duke qenë vendimtar në suksesin e këtij ekipi.Ashtu si ndodhi edhe sot, në fitoren 1-2 të Milanit kundër Pisës në transfertë. Loftus Cheek shënoi në pjesën e parë, ndërsa Fullkrug do të gabonte nga penalltia në minutën e 56. Kush nuk shënon, pëson. Kështu Loyola shënoi golin e barazimit te Pisa në minutën e 71 dhe kur pritej fundi i takimit, Luka Modric shënoi golin e avantazhit për 1-2. Vrapimi dhe dëshira e treguar nga ky lojtar në momentin e festimit pas një goli...
Burimi:
sportekspres.com