3 super transferimet që po përgatit Barcelona për sezonin e ri. Një përforcim në mbrojtje dhe dy në sulm

3 super transferimet që po përgatit Barcelona për sezonin e ri. Një përforcim në mbrojtje dhe dy në sulm

20 Janar 2026 18:53 Telesport Barcelona nuk do të bëjë asnjë lëvizje në merkaton e janarit, pasi klubi katalanas po mendon që tani për merkaton e verës së ardhshme. “Mundo Deportivo” zbulon se Barcelona synon të bëjë të paktën 3 përforcime me patjetër: një qendërmbrojtës, ideali do të ishte të luante me këmbën e majtë, një sulmues anësor dhe sulmues qendëror. Për qendrën e mbrojtjes, dëshira e madhe e Barcelonës është kroati i Manchester City, Josko Gvardiol, por nuk mbeten pas as Alessandro Bastoni i Interit dhe Nico Schlotterbeck i Borussia Dortmundit. Tre lojtarët e përmendur i përshtaten më së miri profilit të kërkuar nga Hansi Flick për qendrën e mbrojtjes. Përsa i përket sulmuesit anësor, prioriteti kryesor është blerja përfundimtare e Marcus Rashford për...